Sport
Drita do të hyjë në fushë që ta mund Prishtinën, thotë mbrojtësi Krasniqi
Demokracia
16:43 | 21 Shkurt 2023

Share:

Mbrojtësi me përvojë i Dritës, Besnik Krasniqi gjatë një konference për media ka folur në lidhje me ndeshjen derbi kundër Prishtinës.

Drita do të udhëtoj në Lipjan për t’u ndeshur me Prishtinën në derbin e madh të futbollit kosovar e që i takon javës së 21-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Krasniqi është i vetëdijshëm se ndeshja ndaj Prishtinës është e vështirë, megjithatë pohon se ai me bashkëlojtarë do të hyjnë në fushë për fitore.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi një ndeshje të vështirë. Kemi harruar ndeshjen ndaj Dukagjinit, bëmë lojë të mirë dhe fitorja erdhi në kohën e duhur. Kemi punuar këto dy ditë për ndeshjen që na pret nesër dhe do hyjmë në fushë që të bëjmë më të mirën dhe të marrim fitoren e radhës”, theksoi Krasniqi në konferencë për media, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE:

Thaqi para derbit kundër Prishtinës: Ata janë ekip i madh, por çdo pikë e humbur nga ne është e parikuperueshme

Drita pozicionohet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Ballkani lider. Prishtina ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e katërt./Demokracia.com/

Të ngjashme