Lajme
PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Byronë
Demokracia
13:16 | 21 Shkurt 2023

Share:

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi” Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK.

Më 9 shkurt 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Dje ka qenë dita e fundit, kur pala e autorizuar, në këtë rast dhjetë deputetë mund ta dërgojnë këtë ligj për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka shfrytëzuar PDK, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek Presidentja e Republikës së Kosovës.

 

 

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025