Auto&Tech
Snapchat po thyen rekorde
Demokracia
09:30 | 21 Shkurt 2023

Share:

Snapchat arriti një sukses të ri duke kaluar shifrën e 750 milionë përdoruesve aktivë mujorë. Kompania theksoi se ka më shumë se 375 milionë përdorues të përditshëm bazuar në statistikat e fundit.

Kompania poashtu njoftoi në një takim investitor se është në rrugën e duhur për të arritur një miliard përdorues në dy deri në tre vitet e ardhshme.

CEO i Snap, Evan Spiegel tha se aplikacioni përdoret nga më shumë se tre të katërtat e 13-34-vjeçarëve në më shumë se 20 vende dhe se përdoruesit postojnë më shumë se 5 miliardë foto çdo ditë.

Shërbimi i abonimit Snapchat+ ka më shumë se 2.5 milionë përdorues vetëm shtatë muaj pas fillimit të tij.

Të ngjashme
Auto&Tech • 19 Maj 2025