Sport
VIDEO | Ndër faullet më të çuditshme në histori të futbollit u pa në fundjavë
Demokracia
21:47 | 20 Shkurt 2023

Share:

Sunderland priti të shtunën Bristol City në xhiron e 32-të të kampionatit anglez.

Ndeshja përfundoi me barazim 1:1, por ajo që e shënoi ishte ndoshta faulli më i çuditshëm në historinë e futbollit, përcjell Demokracia.com.

Ylli i Sunderland, 28-vjeçari Luke O’Nien, vrapoi pas lojtarit rival Alex Scott, i cili dukej sikur ishte gati të fillonte një kundërsulm.

Në situata të tilla, ajo pason ose një tërheqje ose një rrëshqitje, por O’Nien vendosi për një masë pak më radikale.

Meqenëse nuk mundi ta arrinte Scottin, ai vendosi ta përqafonte dhe t’i ngjitej në shpinë dhe e mbajti si një fëmijë për pak kohë.

Gjyqtari dha një faull dhe O’Nien, për të qetësuar tensionin, i dha Scott një puthje në faqe si falënderim për “udhëtimin”./Demokracia.com/

Të ngjashme