Sport
Qeni ia hëngri biletën për finale të Carabao Cup, tifozi i Newcastle United e vë në shitje
Demokracia
19:03 | 20 Shkurt 2023

Share:

Një tifoz i Newcastle United ka mbetur i mërzitur pasi qeni i tij hëngri biletat e tij të finales së Carabao Cup, njofton DailyStar, transmeton Demokracia.com.

Alan Carling paraprakisht ishte i mërzitur pasi pa skuadrën e tij teksa humbi 0:2 në shtëpi nga Liverpool të shtunën në elitën e futbollit anglez.

Portieri Nick Pope u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e Premierligës që do të thotë se ai do të pezullohet për finalen e Carabao Cup në “Wembley” kundër Man Utd të dielën.

“Të shtunën u ktheva nga humbja e Newcastle në shtëpi për herë të parë këtë sezon kundër Liverpoolit, duke pranuar dy gola dhe duke u përjashtuar nga portieri në pjesën e parë. Qeni im Rudy mendoi se do të më bënte të qeshja duke ngrënë biletat e Wembley që ishin postuar ndërsa unë isha jashtë. Qeni tani është në shitje, vlen 5 paund më shumë tani” – citohet të ketë deklaruar tifozi i Newcastle United./Demokracia.com/

Të ngjashme