Lajme
“Sjellje prej banditi”, Matoshi i reagon Bislimit pasi nuk u ngrit në këmbë kur u intonua himni i Kosovës
Demokracia
19:01 | 19 Shkurt 2023

Share:

Analisti politik Halil Matoshi e ka vlerësuar si “sjellje prej banditi” veprimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit nuk u ngrit në këmbë kur u intonua himni i Kosovës.

“Vendet që nuk kanë kapacitete për vendosjen e shtetit ligjor (zbatimin e ligjeve burimore dhe të adoptuara nga Konventat Ndërkombëtare) cilësohen shtete të dështuara (failed state) dhe Kosova, për aq kohë sa 51% e zgjedhësve e miratojnë në heshtje aktin joetik të Bislimit, do të jetë shtet i dështuar “, ka shkruar ndër të tjera Matoshi.

Postimi i plotë i Halil Matoshit:

Padije, arrogancë dhe mashtrim

1.
Shqiptarët kosovarë kanë një qasje dubioze ndaj Atdheut, sepse në themele të dijeve të tyre humanistike qëndron brutalisht qasja nacionaliste – si deklaratë politike – që gërryen legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit.

2.
Në fund, mosdijen, arrogancën dhe raportin brutal ndaj konstiucionit (refuzimin e respektimit të ligjeve) e ilustron sjellja prej banditi e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili, sëfundi, nuk e luajti bythën kur u intonua himni kombëtar i Kosovës, në një event sportiv ku ishte i pranishëm!

3.
Vendet që nuk kanë kapacitete për vëndosjën e shtetit ligjor (zbatimin e ligjeve burimore dhe të adoptuara nga Konventat Ndërkombëtare) cilësohen shtete të dështuara (failed state) dhe Kosova, për aq kohë sa 51% e zgjedhësve e miratojnë në heshtje aktin joetik të Bislimit, do të jetë shtet i dështuar.
Në këtë rrethanor e ka vënë bastin e saj Serbia.

Të ngjashme