Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla përsëriti sot se institucionet e Kosovës janë të gatshme të pranojnë propozimin franko-gjerman si bazë për bisedime të mëtejshme, por ajo tha se Prishtina nuk do të lejojë “një Republikë Srpska tjetër”.
Ajo po ashtu ka ripërsëritur qëndrimin e Prishtinës se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, transmeton Demokracia.com.
Në një intervistë për agjencinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, FENA, Gërvalla tha gjithashtu se Prishtina është duke u fokusuar në një marrëveshje përfundimtare që duhet të rezultojë në njohje reciproke dhe vlerësoi se njohja ndërkombëtare e realitetit të pavarësisë së Kosovës do të ishte “sinjal për nacionalistët në Serbi se destabilizimi i vendeve fqinje nuk është recetë suksesi”.
Të kujtojmë se ngjashëm i Gërvalla ka thënë edhe kryeministri Kurti se Kosova është e gatshme ta pranojë propozimin franko-gjerman. Pro këtij propozimi është shprehur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Demokracia.com/