Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Sebrisë, njëherit kundërshtar politik i Aleksandër Vuçiqit, ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Sanduloviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kanë shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.
“Kjo foto, dhe ajo me kryeministrin Albin Kurti, janë prova që zgjidhja mund të gjendet edhe pa Vuçiqin”, ka shkruar tutje ai.
Sanduloviq, dje ka shkuar për homazhe në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, nga ku kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë.
Ky i fundit është pritur përpara dy ditësh në takim edhe nga kryeministri Kurti.
Bila mi je čast da razmenim mišljenja sa Predsednicom Kosova Vjosom Osmani o konačnom rešenju Kosovskog pitanja.Ova fotografija,kao i moja fotografija sa predsednikom vlade Kosova Aljbinom Kurtijem je dokaz da rešenje postoji i bez @predsednikrs! @StateDept @JeffSonnenfeld @CIA pic.twitter.com/mc09QMEuwv
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 18, 2023