Lajme
260 orë pas tërmetit, shpëtohen edhe tre persona në Turqi
Demokracia
22:35 | 17 Shkurt 2023

Share:

Shërbimet e shpëtimit janë gjithnjë e më pak në gjendje të nxjerrin të gjallë nga rrënojat, por mëngjesin e së premtes një djalë dhe dy burra në provincën e Hatayt u shpëtuan, 260 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, raporton Anadolu.

Osman Halebiye 14-vjeçar, Mustafa Avci 34-vjeçar dhe një person ende i paidentifikuar u shpëtuan të gjallë nga rrënojat të premten.

Pasi u nxor i gjallë nga rrënojat, Mustafa Avcit, që ishte në gjendje më të mirë se dy të tjerët, iu mundësua një video-lidhje me prindërit e tij, të cilët i treguan fëmijën e porsalindur.

“Unë i kisha humbur plotësisht të gjitha shpresat. Kjo është një mrekulli e vërtetë. Ma kthyen djalin. Pashë rrënojat dhe mendova se askush nuk mund të shpëtohej prej andej. Jemi përgatitur për më të keqen”, ka thënë babai i tij Ali Avci.

Fatkeqësisht, shpëtime të tilla po bëhen gjithnjë e më të rralla.

Tërmetet që goditën Turqinë e Sirinë më 6 shkurt kanë lënë më shumë se 41 mijë viktima.

Të ngjashme