Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar për vizitën e saj përgjatë Ditës së Pavarësisë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Aty ku shkëlqen plisi”, ka mbishkruar në fotografitë e shpërndara nga vizita tek familja e ish-presidentit, shkruan Demokracia.com.
Në vizitë pjesëmarrës ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku. /Demokracia.com/