Lajme
“Rrahjet e zemrave…” Kurti kopjon Thaçin, zbulon se e admiron fjalimin e shpalljes së pavarësisë
Demokracia
14:56 | 17 Shkurt 2023

Share:

Albin Kurti, politikani i lavdëruar që dy dekada për fjalimet e tij briliante duket se e admiron fjalimin e dikujt tjetër. Të rivalit të tij më të madh politik. Të Hashim Thaçit, shkruan Insajderi.

Ndoshta për faktin e rëndësisë që ka ai fjalim i famshëm, të cilin Kurti nuk e ka pasur fatin ta bëjë.

“Duke e kujtuar atë ditë të ftohtë të 17 shkurtit 2008; teksa shënojmë ditëlindjen e sivjetshme të shteti të Kosovës; 15 vjet më pas vazhdojmë të ndjejmë të rrahurat e zemrave të të gjithë atyre që luftuan dhe punuan për atë ditë”, ka thënë Kurti sot në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, i vodhi frazën, por përveç se nuk shënoi referencën burimore të kësaj fajlie, ai nuk përmendi Hashim Thaçin as si referencë në kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit, shkruan Insajderi.

Si e kishte frazuar Thaçi këtë fjali në vitin 2008?

“[…] Më lejoni, që duke ndjerë rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë, me nderin dhe privilegjin më të madh, ta lexoj deklaratën e pavarësisë së Kosovë”, kishte thënë Thaçi nga Kuvendi i Kosovës para se të niste leximin e deklaratës së Pavarësisë.

Të ngjashme