Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, duke e shkarkuar deputetin e tyre Haki Abazi nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
Ky shkarkim erdhi vetëm pak orë pas konferencës për media ku ka akuzuar zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe kryeministrin Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Mirëpo, ajo që e ka befasuar deputetin Abazi, është vota pro shkarkimit nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Më ka befasuar vota e kryetarit të Parlamentit, zotrit Glauk Konjufca. Vota për shkarkimin, pa asnjë diskutim paraprak, as në Grup Prlamentar nuk ka qenë. Ju ka komuniku vendimi npërmjet Dejona Mihailit”, – tha Abazi në Debat Plus.
Abazi tha se është befasur nga Konjufca, pasi që është njëra nga figurat të cilin, siç thotë Abazi e respekton shumë.
“Kryetari i Parlamentit, që unë kam respekt të jashtëzakonshëm për zotrin Konjufca. Nuk kam pritur që do të votoj për një vendim të paqenë, pjesë e së cilës nuk ka qenë, në secilin nivel e format të partisë dhe voton për shkarkimin, pa pyetur qoftë edhe për një raportim dy-faqësh për punën e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme. Kjo ka qenë befasia e jashtme”, – tha deputeti i pakënaqur me VV-në.