Sport
Goli i Zhegrovës, në garë për më të mirin e fazës eliminatore të Kupës së Francës
Demokracia
11:50 | 16 Shkurt 2023

Share:

Goli i Edon Zhegrovës, i shënuar ndaj Olympique Lyonit, është futur në garë për golin më të bukur të së tetës së finales së Kupës së Francës.

Pavarësisht se u eliminuan nga kjo garë, Zhegrova dhe Remy Cabella mund ta kenë mundësinë të ngushëllohen sadopak.

Goli i dytë i Lille për barazimin e rezultatit u fut në garë për golin më të mirë pas një aksioni të shkëlqyeshëm të Cabellas, i finalizua me mjeshtri nga përfaqësuesi kosovar.

Ky gol do t’i konkurrojë golat e Ruslan Malinovskyit, Florent Mollet dhe Fares Chaibi.

Tifozët mund të votojnë në rrjetin social “Twitter” tek faqja zyrtare e Kupës së Francës.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025