Borussia Dortmund bëri një hap drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Chelsean 1:0 në Signal Iduna Park.
Përveç lojës së mirë, ndeshja u shënua edhe nga koreografia fantastike e tifozëve vendas, të cilët prej dekadash janë ndër më të mirët dhe më besnikët në botë, transmeton Demokracia.com.
Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Borussia vendosën një koreografi fantastike duke treguar një tifoz që udhëton nëpër botë duke ndjekur Dortmundin.
Borussia Dortmund vs Chelsea
15/02/23🇩🇪 pic.twitter.com/9lmUIhamSE— U.L.T.R.A.S.13.12 (@ultras13_12) February 15, 2023
“Ia vlejti çdo herë të isha me ty. Udhëtimi do të zgjasë përgjithmonë”, thuhej në mesazhin krahas koreografisë madhështore.
Paralelisht me koreografinë, tifozët vendas kënduan edhe himnin jozyrtar të klubit “You’ll never ëalk only”, gjë që gëzoi veçanërisht pronarin e Chelsea, Todd Boehly, i cili i regjistroi të gjitha me celularin e tij.
Even Todd Boehly wanted a video of Dortmund’s Yellow Wall.🟡 pic.twitter.com/O0dlGRxyOK
— Ben Jacobs (@JacobsBen) February 15, 2023
Në SHBA sallat dhe stadiumet janë plot, por brohoritja e tyre nuk është aspak e afërt me atë që përjetoi Boehly në Dortmund./Demokracia.com/