Një studim shkencor i publikuar së fundi në revistën britanike “The Cryosphere”, thotë se planeti Tokë ka humbur 23 miliardë tonelata akull gjatë 23 viteve të fundit, dhe shkrirja e akullit po vazhdon me të madhe, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com
Sipas kësaj reviste, akulli është shkrirë kryesisht në Antarktidë dhe Grenlandë.
Studimi është bërë në 215 akullnaja në mbarë botën, në akullin polar në Grenlandë e Antarktidë, si dhe në akullin detar në oqeanin Arktik dhe në atë Jugor.
Rezultoi se humbjet më të mëdha të akullit ndodhën në Arktik (7,6 miliardë tonelata) dhe në Antarktidë (6,5 miliardë tonelata).
Shkencëtarët paralajmërojnë se shkrirja e akullit në tërë botën ngrit nivelin e detit, shton rrezikun e fundosjeve të komuniteteve rrëzë oqeaneve dhe është një kërcënim real për habitatin dhe vetë natyrën. /Demokracia.com