Sport
Festë në “San Siro” pas pjesës së parë, Milani avancon kundër Tottenhamit
Demokracia
21:50 | 14 Shkurt 2023

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“Rossonerët” janë në avantazh 1:0 kundër ekipit londinez në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Brahim Diaz i dha Milanit epërsinë vetëm pas tetë minutave lojë, duke shënuar nga afërsia dhe njëherit duke ndezur në maksimum atmosferën në shkallët e stadiumit.

Kjo është përballja e parë ndërmjet Milanit dhe Tottenhamit në këtë fazë./Demokracia.com/

Të ngjashme