Sport
Dukagjini në procedurë disiplinore, shkak hedhja e shisheve nga tifozët në drejtim të lojtarëve të Prishtinës
Demokracia
19:07 | 14 Shkurt 2023

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinor ndaj Dukagjinit për ndeshjen e xhiros së 19-të kampionale kundër Prishtinës (1:0), e zhvilluar të dielën në Klinë.

Sipas njoftimit, tifozët e Dukagjinit në fillim të ndeshjes ofenduan ekipin mysafir, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes hedhën shishe në drejtim të futbollistëve të Prishtinës të cilët po largoheshin nga fusha, shkruan Demokracia.com.

“Inicim disiplinor ndaj: KF”Dukagjini”. Motivi: Në minutën e 10–të të ndeshjes, simpatizuesit vendas ofendojnë ekipin mysafir, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, derisa lojtarët e FC ”Prishtina ”po largoheshin nga fusha e lojës, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC në drejtim të tyre. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Prishtina”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

LEXO EDHE:

Komisioni i Garave merr këtë vendim për ndeshjen Dukagjini – Prishtina

Përballja ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës ishte tema kryesore e fundjavës që lamë pas, për shkak të aludimeve se goli i vendasve që vulosi epilogun final ishte realizuar jashtë rregullave të lojës.

Prishtina kërkoi përsëritjen e ndeshjes, por që Komisioni i Garave gjatë ditës së martë (sot) e refuzoi si të pabazuar./Demokracia.com/

Të ngjashme