Një sasi vlerash monetare prej rreth 90 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë nga forcat e Komisariatit Nr.3, kur tre persona kanë rënë në pranga, pasi shtriheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe u vendosnin gjoba biznese.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tentativa”, janë arrestuar Ergys Ahmetaj 21 vjeç, A.B., 18 vjeç dhe Gëzim Kusi 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, të cilët kishin tentuar të mashtronin një subjekt privat për të përfituar shumën 40 000 euro.
Nga hetimet e kryera dyshohet se 39-vjeçari F.Gj., i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga policia në 10 Janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë.
Të gjithë këta persona kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40,000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89,400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.