Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll nisi në fundjavën që lamë pas, si gjithmonë – me polemika e debate të shumta.
Një nga ndeshjet që ishte në qendër të vëmendjes ishte ajo mes Dukagjinit dhe Prishtinës, ku klinasit fituan 1:0 me autogolin e Mërgim Pefqelit.
Në lidhje me gjithë këto polemika ka reaguar edhe gazetarja e njohur, Qëndresa Krelani.
“Qeqa” në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “askund në botë nuk ka gol në momentin që bie bilbili”.
Tutje, ajo thotë se ky është një gabim i madh.
Shkrimi i plotë i “Qeqës”:
“Goli kunder Prishtines eshte fallcifikim. Nuk po du me e mendu qe referi e ka bere me qellim. Sepse nuk mendoj qe nje refer i cili ka mision stemen e FIFA-s, i ben vetvrasje karieres me kete vendim.
Nuk kemi nevoje me qene shkencetar per mi kuptu rregullat.
Kur niset topi, referi i bije bilbilit. Dhe momentin qe bije bilbili, loja ne krejt boten ndalon. Dhe bilbilit i bjen kur ti e sheh nje faull. Ne momentin kur e shikon ne VAR qe nuk ka faull ti kalon tek momenti i dyte e qe eshte nisja e lojes nga fillimi sepse i ke ra bilbilit.
Askund ne bote nuk ka gol, momentin qe bije bilbili.
Reagimi i lojtareve te Prishtines eshte tregues per te tjeret, qe ty smunet kerkush me te shkel pa te drejte.
Ky eshte gabim i rende ne arbitrim. Por keto gjera po ndodhin edhe ne ligat me te forta boterore.
Per me e sheqeros pak situaten e hidhur qe ka ndodhe, une vetem dy lloje njerezish njoh qe nuk gabojne. Ata qe nuk kan lind akoma dhe ata qe kan vdek. Njerezit e gjalle gabojne“./Demokracia.com/