Dukagjini i është “hakmerrur” Prishtinës për humbjen në Kupën e Kosovës në mesjavë.
Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini ishte sot nikoqir i Prishtinës, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll i takoi Dukagjinit me rezultat minimal, 1:0.
Autogoli i Mërgim Pefqelit në minutën e 41-të ia dhuroi fitoren skuadrës së Armend Dallkut.
Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat kishin rastet e tyre, por që nuk arritën t’i shfrytëzonin
Prishtina ka reaguar pas ndeshjes me anë të rrjetit social “Facebook”.
Klubi kryeqytetas e vlerëson referimin e sotëm “skandaloz” teksa shkruan: “Përfundon ndeshja me referim skandaloz. FT| KF Dukagjini (Gjyqtarët) – FC Prishtina 1:0“.
Çfarë ndodhi në Klinë? Gjyqtari Mentor Ajeti ndali lojën për “faul” teksa skuadra e Dukagjinit po harkonte.
Derisa gjyqtari ndali lojën, futbollisti i Dukagjinit kishte harkuar, ku më pas topi i devijuar nga Pefqeli i Prishtinës hyri në gol.
Gjyqtari në fund shikoi në VAR dhe pranoi golin e Dukagjinit, teksa kishte protesta të mëdha nga kryeqytetasit./Demokracia.com/