Një tjetër objekt i paidentifikuar është rrëzuar mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, ka konfirmuar presidenti kanadez Justin Trudeau, shkruan BBC.
Trudeau ka thënë se objekti “shkeli hapësirën ajrore kanadeze” dhe u rrëzua mbi Yukon në veriperëndim të Kanadasë.
Avionët kanadezë dhe amerikanë u përpoqën për të gjurmuar objektin që Trudeau thotë se ishte rrënuar nga një F-22 amerikan.
Trudeau ka thënë se e dha urdhrin pas konsultimit me presidentin amerikan Joe Biden.
“Forcat kanadeze tani do të analizojnë rrënojat e objektit”, shkroi ai në Twitter.
Ai ka falënderuar Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), e cila më herët pati thënë se kishte monitoruar “një objekt ajror në lartësi të madhe” mbi Kanadanë veriore.
Shfaqja e objektit mbi Amerikën e Veriut vjen vetëm disa ditë pasi një balonë e dyshuar spiune kineze u rrëzua pasi shkeli hapësirën ajrore amerikane dhe kanadeze.
Të premten një tjetër objekt u rrëzua mbi Alaskë me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden.