Lifestyle
Ushqimet që ndikojnë në përkeqësimin e migrenës
Demokracia
11:36 | 21 Prill 2021

Share:

Migrena dhe dhimbja e fortë e kokës është një nga problemet më të bezdisshme që prek një përqindje të madhe të të rriturve.

Një sulm i migrenës mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm, të tilla si dhimbja e qafës, lodhja, gjumi i shqetësuar, orari i ushqimit i çrregullt dhe aromat e forta.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit, disa ushqime gjithashtu mund të shkaktojnë një problem të madh. Sipas ekspertëve dhe pas studimeve, ata që vuajnë nga migrena, kanë në gojë dhe zorrë shumicën e mikroorganizmave që prishin shpejt nitratet. Kjo shpjegon pjesërisht pse disa ushqime që përmbajnë nitrate duket se shkaktojnë migrenë. Kur këto kimikate ndahen nga bakteret në trup ato shndërrohen në oksid nitrik në gjak, i cili zgjeron enët e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Ushqimet tipike janë çokollata, vera, mishrat e përpunuar, siç janë sallamet dhe produktet e qumështit si djathi.

Kjo do të thotë se nëse vuani nga migrena ju duhet të qëndroni larg këtyre ushqimeve. /Demokracia.com/

Të ngjashme