Lajme
SHBA-ja rrëzon një “objekt të paidentifikuar” në qiellin e Alaskës
Demokracia
20:55 | 10 Shkurt 2023

Share:

Një “objektiv i paidentifikuar” është rrëzuar në qiellin e Alaska nga ushtria, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhe të premten.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe, John Kirby, ka thënë se objekti ishte “madhësia e një veture të vogël” dhe ishte mbi një zonë ku nuk kishte shumë njerëz në atë koh.

Presidenti Joe Biden mori vendimin për të rrëzuar objektin, i cili ishte me origjinë të panjohur, ka thënë Kirby.

Kjo vjen pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë kineze mbi ujërat e saj territoriale të shtunën e kaluar.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte 12 km/h dhe mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.

Kirby ka thënë se objekti ishte “shumë, shumë më i vogël” sesa balona e rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Të ngjashme