Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore, “Nature Communications”, flet për të dhëna të mbledhura përgjatë 25 viteve te njerëzit që kanë fjetur më pak se gjashtë orë gjumë në ditë dhe nëse ka ndodhur ndonjë lloj i sëmundjes ‘dementia’ ose humbja e kujtesës, kur këta i kanë mbushur 65 vjet, transmeton Demokracia.com.
Në këtë eksperiment kanë marrë pjesë 7959 britanikë ndërmjet moshës 50-70 vjeçare, të cilët që prej vitit 1985 vullnetarisht kanë dhënë informata rreth gjumit të tyre.
Sipas rezultateve, te ata është vërejtur një çrregullim mendor i humbjes së kujtesës rreth moshës 65 vjeçare.
Studimi thotë se 6875 pjesëmarrës vullnetarë kishin arritur moshën 70 vjeçare pa pësuar humbje të kujtesës. Ndërkaq, 426 veta kishin pësuar çrregullimin mendor të dementias./Demokracia.com/