Lajme
Hill presion Serbisë t’i vendos presione Rusisë: Janë kundërshtuar për një kohë të gjatë, koha po mbaron
Demokracia
21:51 | 08 Shkurt 2023

Share:

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka kërkuar nga Serbia që t’i vendosë sanksione Rusisë, duke aluduar se kjo është në interesin e saj.

Hill këtë e ka deklaruar në Kuvendin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke thënë gjithashtu se duhet të gjendet një zgjidhje edhe në raport me Kosovën, në mënyrë që të zbulohet fati i serbëve në Kosovë, raporton Danas, përcjell Demokracia.com.

“Askujt nuk i pëlqen të vendosë sanksione ndaj dikujt, por pjesë e saj është nevoja për solidaritet dhe qëllim të përbashkët. Serbia duhet të vendosë. Ajo ka kundërshtuar sanksionet për një kohë të gjatë, por ajo kohë po mbaron tani dhe ajo duhet të bëjë atë që është në interesin e saj. Ajo që Serbia ka nevojë dhe dëshiron të bëjë është të anëtarësohet në BE”, ka deklaruar ambasadori Hill.

“E keqja duhet kundërshtuar dhe Bashkimi Evropian po e bën këtë”, vijoi ai.

“Në Kosovë ka serbë që kanë të drejtë të dinë se cila do të jetë e ardhmja e tyre”. /Demokracia.com/

Të ngjashme