Lajme
Haradinaj: Po të ishte Kurti në vijë me SHBA, do shkonte më shpesh atje e jo Daçiqi
Demokracia
21:38 | 08 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar shpër kryeministrin Albin Kurti, lidhur me siç thotë ai dobësimin e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj u shpreh për Klan Kosovën se një gjë të tillë e dëshmon ‘ngrirja’ e qeveritarëve për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,.

”Kryeministri Kurti, po të ishte në vijë me ta, do të ishte shku më shpesh në SHBA, apo qeveria e tij, e jo Daçiqi”.

”Veprimet e Kurtit nuk janë strategjike, asnjëra prej tyre. Negocimi për targat me amerikanët, Kurti ka pasë mundësi me iu thanë amerikanëve: Nëse vi unë me këtë plan që po ma jepni, që po e pëlqej shumë, cilat garanca janë për Asociacionin?”.

”Mos të harrojmë Kurti aftësinë që me e praptësu gjërat, e ka dobësuar me pozicionin e vet, ky është veç i qortuar, dhe si qeveri është e ngrirë, nuk është kjo mënyra si ti e forcon pozicionin tonë me amerikanët”.

”Edhe nëse e ka qëllimin me e dobësu Asociacionin, e ka pasë mundësinë kur ia kanë kërku tabelat, me u ulë e me thanë: apo ma ndihmoni në çështjen e Asociacionit”.

Të ngjashme