Sport
Publikohet orari i turneut final të Kupës së Kosovës
Demokracia
16:47 | 08 Shkurt 2023

Share:

Nga 15-19 shkurt, në Rahovec do të jetë turneu Final 8 për Kupën e Kosovës në basketboll.

Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës do të garojnë tetë klubet e elitës së meshkujve, finalja e Ligës së Femrave, si dhe katër skuadrat më të mira në Ligën e Parë të Meshkujve.

Te Liga e Parë do të përballen Bora me Istogun dhe New Basket me Vushtrrinë, kurse finalja do të zhvillohet të premten.

Në çerekfinale të Final 8 të ditës së parë do të përballen Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci. Këto përballje ishin edhe në xhiron e fundit të Prince Caffe Superligës, duke paralajmëruar se do të zhvillohen sfida interesante në Rahovec.

Të enjten po ashtu priten sfidë interesante mes Sigal Prishtinës e Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta, ku takohen fituesi i Grupit D me atë A, si dhe fituesi i Grupit B me C.

Orari:

E mërkurë, 15.02.2023

14:00 Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)

17:00 Trepça – Vëllaznimi Grupi D

20:00 Peja – Rahoveci Grupi A

E enjte, 16.02.2023

Ora 14:00 NEW Basket – Vushtrria (Liga e Parë e meshkujve)

Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi Grupi B

Ora 20:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni Grupi C

E premte, 17.02.2023

Ora 14:00, ndeshja finale – Liga e Parë

Ora 17:00, gjysmëfinalja I Grupi A – D

Ora 20:00, gjysmëfinalja II Grupi B – C

E diel, 19.02.2023

Ora 14:00, finalja e Kupës së Kosovës për Femrat

Ora 17:00, finalja e Kupës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme