Lajme
Digjet një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona
Demokracia
10:03 | 08 Shkurt 2023

Share:

Dy persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që e ka përfshirë një shtëpi në Prizren.

Viktimat janë të dërguar për trajtim në spital.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Asllan Berisha” në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

Nuk dihen arsyet e këtij incidenti.

Zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme