Klubi i Futbollit turk, Konyaspor ka hapur dyert e stadiumit për të strehuar të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë një ditë më parë.
Presidenti i Konyaspor, Fatih Ozgokçen në një intervistë ka thënë se ata kanë bërë përgatitjet e duhura për të pritur qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues.
“Kemi përfunduar të gjitha përgatitjet për të pritur qytetarët tanë të prekur nga tërmeti në llozhat e stadiumit tonë”, tha i pari i klubit, njofton “Sporx”, transmeton Demokracia.com.
Konyaspor Kulübü Başkanı Fatih Özgökçen: “Depremden etkilenen vatandaşlarımızı stadyumumuzun localarında misafir edebilmek için tüm hazırlıklarımızı tamamladık.” pic.twitter.com/JlxZYrXqKj
— Sporx (@sporx) February 7, 2023
Mbi 7 mijë persona humbën jetën pas tërmetit që goditit pjesën juglindore të Turqisë, përfshirë këtu edhe viktimat në Siri, shtetin fqinj i cili gjithashtu ishte i prekur nga ky tërmet shkatërrues.
Tërmeti në Turqi kishte një mangitudë 7.4 ballë të rihterit./Demokracia.com/