Sport
Gruaja e futbollistit turk që vdiq nga tërmeti “shpërthen” në lot: Ndihmoni ju lutem, është gjithçka e rrafshët
Demokracia
17:37 | 07 Shkurt 2023

Share:

Gruaja e futbollistit, Ahmet Eyup Turkaslan, i cili humbi jetën nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, “shpërtheu” në lot duke kërkuar ndihmë në rrjetet sociale përmes një video.

“Ju lutëm ndihmoni. Gjithçka këtu është e rrafshët” – citohet të ketë thënë Kubra Turkaslan, gruaja e futbollistit turk që vdiq nga tërmeti, njoftojnë mediat turke, transmeton Demokracia.com.


Pak çaste më parë, Yeni Malatyaspor konfirmoi se portieri i tyre, Turkaslan është gjetur i vdekur nën rrënojat e ndërtesës së tij e cila u shembë nga tërmeti i fuqishëm.

“Na vjen keq për humbjen tuaj! Portieri ynë, Ahmet Eyüp Türkaslan, humbi jetën pasi ishte nën shembjen e tërmetit. U prefsh ne paqe. Nuk do të të harrojmë, njeri i bukur” – thuhet në njoftimin e fundit të klubit turk./Demokracia.com/

Të ngjashme