ShowBiz
Nesa Krasniqi boton librin e dytë në gjuhën gjermane
Demokracia
18:47 | 06 Shkurt 2023

Share:

Nesa Krasniqi, e lindur dhe e rritur në Gjermani, ka botuar librin e saj të dytë në gjuhën gjermane. Libri i saj iu bë dhuratë babait të saj Fadilit, i cili festoi sot 58 vjetorin e lindjes.

Botimi i librit të Nesës: “Philosophischer Zugang zur Seele” (në gjuhën gjermane), prindërve të Nesës dhe mbarë familjes iu jep një ndjesi të veçantë.

Babai i Nesës, Fadili, kishte emigruar nga Negroci i Drenasit për në Gjermani. Ai sot është krenar me vajzën e tij, Nesën.

Postimi i Fadil Krasniqit:

Sot me Vajzat e mia, gruan, familjarë e shokë, festova 31 vjetorin e lindjës (në Gjermani) duke mos numëruar 27 tjera në Kosovën time! Njëherit juve familjarë e shokë nga zemra ju falenderoj për urimet tuaja!
Njëkohësisht ndaj me ju dhuratën me të çmuar të jetës sime, Librin e dytë të vajzës tonë “Philosophischer Zugang zur Seele”
të botuar në Gjermani. Nga zemra e një mergimtari përzemërsisht e falendërojë Nesën time! Edhe 100 vjetorin po ta festojë, nuk me duhet një dhuratë më e çmuar!
Tani numrojë vetëm 27 vite Jetë.
Krenarë me ty Nesa jonë!

Të ngjashme