Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur ndryshe si franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Kurti ka treguar për takimin që ka pasur me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të hënën në Prishtinë. Kurti ka thënë se konsideron se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur para.
“Një bisedë e mirë me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë një dreke pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Tëitter.
Mirëpo, ky plan nuk e përmban njohjen as në qendër, ashtu siç kërkonte Kurti në dialog me Serbinë, por as në fund. Plani parasheh normalizimin e marrëdhënieve pa njohje të ndërsjellë, shkruan Demokracia.com.
Plani shkon bashkë edhe me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin Kurti e refuzonte kategorikisht para së bëhej kryeministër. Megjithatë, nga kundërshtimi kategorik, Kurti ka filluar të flas hapur për “Zajednicën” që tash i referohet vetëm shqip – Asociacion.
Pra nga s’ka Asociacioni kurrëfare, Kurti tash po thotë Asociacionin po, por me disa kushte.
Ndryshim i shpejt dhe i thellë nga kryeministri Kurti! /Demokracia.com/