Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij është i gatshëm që të ofrojë ndihmën e nevojshme për popullin turk pas tërmetit që goditi vendin të hënën, raporton Reuters.
Përmes një postimi në Twitter, Zelensky tha se është i tronditur nga lajmi për vdekjen dhe plagosjen e qindra personave si pasojë e tërmetit në Turqi.
“I shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe i urojmë të lënduarve shërim të shpejtë. Ne jemi në këtë moment pranë popullit mik turk, të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme”, ka thënë ai.