Dy rep-artistë të njohur të estradës shqiptare janë bërë bashkë për një bashkëpunim.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip që u realizua nga produksioni ‘Smart Motion’.
Producent të projektit janë Rzon dhe Pllumb Beats, që gjithashtu u përkujdesën për instrumentalin dhe ‘beat’.
Ndërkohë, teksti i këngës është shkruar nga vet Elinel dhe Capital T.
Projekti tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube të Elinel dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.