Në shtetin amerikan të Ohios, pranë qytetit East Palestine, një tren mallrash ka dalë jashtë shinave të trenit, duke shkaktuar një zjarr të madh. Menjeherë pas ngjarjes autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve.
Sipas informacioneve, treni është përplasur me një pikë karburanti pasi ka dalë nga shinat. Kompania hekurudhore e mallrave “Norfolk Southern Corp” ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke thënë se po bashkëpunojnë me autoritetet lokale.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit dhe as nuk ka informacione për të lënduar.