Kur datojnë çorapet e para? Pse u shkurtuan me kalimin e kohës? A është e vërtetë që Ajnshtajni i urrente ato? Nga çorapet antike, te pecetat e ushtarëve dhe shpjegimi matematikor për humbjen e tyre në lavatriçe, po ju sjellim 12 kuriozitete për miqtë më të mirë të këmbëve tuaja.
Çorape të gjata dhe çorape të shkurtra. Para shekullit të 20-të, shumica e çorapeve ishin mbi gjatësinë e gjurit. Por me ardhjen e pantallonave të gjata për meshkuj, në fillim të viteve 1900, përmasat filluan të zvogëlohen duke e bërë të qartë dallimin mes tyre.
Çorapet e Egjiptit. Çorapet më të vjetra janë ato egjiptiane (si në foto) dhe datojnë në periudhën midis viteve 250 dhe 420 para Krishtit Në atë kohë duket se ato visheshin me sandale. Të ekspozuara në Muzeun Victoria dhe Albert në Londër në vitin 2012, ato u gjetën në nekropolin e Oxyrhynchus antike, një koloni greke në Nil, në fund të shekullit të 19-të dhe iu dhuruan muzeut në vitin 1900 nga Robert Taylor Watford.
Ajnshtajnit nuk i pëlqenin çorapet dhe kur mundej preferonte të mos i vishte ato. Një nga zakonet e tij të veçanta, përveç flokëve të çrregullt, ishte të vishte këpucë me këmbë zbathur, edhe kur ishte i ftuar në një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
Mesjeta. Sipas historianëve, çorapet u bënë modë rreth vitit 1000. Bërja e çorapeve të rehatshme në atë kohë ishte një proces kompleks që kërkonte kujdes dhe para. Fisnikëve dhe mbretërve u pëlqente të tregonin çorapet e tyre në gju, për të shprehur aftësinë e tyre financiare dhe klasin. Kjo do të shpjegonte pse çorapet jepen shpesh si dhurata për Krishtlindje. Dhënia e çorapeve është parë prej kohësh si një gjest bujar dhe i rëndësishëm.
Etimologjia. Në anglisht një çorape quhet sock, fjalë që rrjedh nga latinishtja “soccus”, që tregon këpucën e përdorur nga aktorët në komedi.
E rëndësishme. Çorapet e kanë shoqëruar njerëzimin që në fillim. BBC ka përfshirë një (si kjo në foto) në mesin e 100 objekteve që tregojnë historinë e botës dhe është një çorape vikinge nga Coppergate (York).
Makinë qepëse. Makina e parë që prodhoi çorape daton në vitin 1589, e shpikur nga Ëilliam Lee (në foto), një klerik anglez që donte të ndihmonte gruan e tij rrobaqepëse të kursente kohë në thurje. Tezgjahu në makinën e saj ishte në gjendje të thurte tetë herë më shpejt se me dorë.
Najloni. Pika e kthesës në historinë e çorapeve ishte viti 1938, me shpikjen e najlonit. Deri atëherë çorapet bëheshin prej mëndafshi, leshi ose pambuku. Çifti i parë i çorapeve najloni mbërriti në dyqanet e Nju Jorkut më 15 maj 1940 dhe 72,000 palë u shitën në vetëm një ditë.
E çuditshme, por e vërtetë. Deri në vitin 2013, uniforma ushtarake ruse duhej të mbante mbështjellës këmbësh në vend të çorapeve. Ishte Ministria e Mbrojtjes ajo që dërgoi “portyanki”, “pece të këmbëve”, të cilat deri në fillim të viteve 1900 ishin të përhapura në ushtritë e shumë vendeve të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, për të mbrojtur më mirë këmbët nga lëkura e çizmeve.
Prodhuar në Kinë. Ka shumë mundësi që çorapet që keni veshur tani janë bërë në qytetin e çorapeve të Kinës. Distrikti Datang, në Kinën lindore, është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të çorapeve në botë dhe duket se prodhon rreth një të tretën e atyre në të gjithë botën. Është vlerësuar se në një vit, nga fabrikat e saj prodhohen dy palë çorape për çdo banor të tokës.