Sport
Zyrtare: Dukagjini i Klinës nuk ndalet, përforcohet edhe me dy sulmues
Demokracia
14:28 | 02 Shkurt 2023

Share:

Dukagjini i Klinës ka prezantuar sot edhe dy ardhje të reja.

Pas Faton Nezirit dhe Gentrit Salihut, klubit i janë bashkuar edhe Marclei Santos dhe Progon Maloku.

Ishte vet Dukagjini që konfirmoi këto dy transferime me anë të një komunikate në faqen zyrtare të klubit.

Njoftimi i plotë:

𝙈𝙖𝙧𝙘𝙡𝙚𝙞 𝘾𝙚𝙨𝙖𝙧 𝘾𝙝𝙖𝙫𝙚𝙨 𝙎𝙖𝙣𝙩𝙤𝙨 𝙙𝙝𝙚 𝙋𝙧𝙤𝙜𝙤𝙣 𝙈𝙖𝙡𝙤𝙠𝙪, 𝙚𝙙𝙝𝙚 𝙯𝙮𝙧𝙩𝙖𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙢𝙚 𝙠𝙡𝙪𝙗𝙞𝙣 𝙩𝙤𝙣𝙚̈.

Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë me Dukagjinin. Sulmuesi Santos vjen nga radhët e Prishtinës ku ishte aktivizuar ne sezonin vjeshtor. Santos ka një përvojë te madhë në futbollin e Kosovës, tridhjetëetrevjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në njëzet paraqitje kishte shënuar gjashtë gola, duke asistuar edhe tri herë. Klubet tjera kosovarë ku është aktivizuar janë Arbëria dhe Feronikeli.
Futbollisti Progon Maloku vjen nga radhët e skuadrës se Erzenit, nga kategoria superiore e Shqipërisë. Maloku luan ne pozitën e sulmuesit qendror, por mund të aktivizohet edhe si sulmues krahu. Njëzetetrevjeçari karrierën e ka filluar ne grupmoshat e Bayernit U16 dhe U17, per të vazhduar me klubet e Lazios U19, Heerenveen U21 dhe SC Kriens në Zvicër“./Demokracia.com/

Të ngjashme