Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një përleshje, ku deputetët e opozitës nga krahu ekstrem i djathtë i janë vërsulur Vuçiqit për t’u përleshur fizikisht me të.
Siç raporton Danas, përcjell Demokracia.com, pas sherrit, deputetët e opozitës së djathtë janë ngritur dhe janë drejtuar drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që çoi në prag të konfrontimit fizik.
Opozitarët serbë u ngritën nga ulëset e tyre dhe qëndruan në këmbë, duke bërë zhurmë, duke hedhur sende, madje duke i rënë bilbilit.
Vuçiq deklaroi se “askush nuk do të nënshkruajë asgjë” për Kosovën. /Demokracia.com/