ShowBiz
Ronela Hajati: Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën
Demokracia
08:16 | 02 Shkurt 2023

Share:

Nata e sotme (e hënë) në Big Brother VIP u shoqërua me momente të shumta emocionuese.

Brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri u organizua një dasmë tradicionale, ku nusja u zgjodh Kiara dhe dhëndrri Luizi.

Ata dukeshin të mrekullueshëm, gjersa moderatorja u shfaq me vello dhe artisti nga Shkodra me kostum elegant.

Të njëjtit madje shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.

Ky moment tashmë është bërë viral dhe ka marrë primatin në të gjitha rrjetet sociale.

Momentin magjik në BBVA e ka komentuar edhe këngëtarja Ronela Hajati, e cila duket se ka qenë e emocionuar po ashtu.

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”, u shpreh ajo.

Duket se Kiara dhe Luizi janë zyrtarisht çifti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania

Të ngjashme