Lille dhe Clermont kanë barazuar pa gola 0:0 në sfidën e javës së 21-të në elitën e futbollit francez.
Dyshja e Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Edon Zhegrova janë paraqitur në këtë sfidë, shkruan Demokracia.com.
Rashani ka qenë në fushë nga minuta e parë deri në të fundit për Clermont, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të.
Në anën tjetër, anësori Edon Zhegrova është aktivizuar krejt kah fundi i ballafaqimit, saktësisht në minutën e 82-të.
Lille pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë, ndërkohë që Clermont ka 30 pikë në pozitën e tetë./Demokracia.com/