Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës lehtëson masat anti-COVID, fillon lejimi i vikendeve për të dënuarit
Demokracia
15:48 | 25 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Nga sot të burgosurit të cilët plotësojnë kushtet do të mund të kalojnë vikendet jashtë institucioneve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka bërë të ditur se duke filluar që nga dita e sotme të burgosurit do të mund të kalojnë vikendet jashtë institucioneve korrektuese, shkruan Demokracia.com.

SHKK-ja ka bërë të ditur përmes një njoftimi se, lejimi i pushimit jashtë institucionit do të bëhet fillimisht për një numër të të dënuarve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit. Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet. Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, masat e karantiminit do të vlejnë për të dënuarit, pas kthimit nga pushimi.

“Pas kthimit nga pushim i, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit  në periudhë kohore prej së paku  7 ditësh. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve”, theksohet në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Maj 2025