Lajm i hidhur nga Brazili. “Globo” raporton se autobusi me futbollistë të skuadrës, Vila Maria, ka rënë nga një urë dhjetë metra e lartë.
Me këtë rast, mbetën të vrarë pesë persona.
Nga rrënojat janë nxjerrë 29 persona, nga të cilët 24 janë dërguar në spitalin më të afërt. E gjithë kjo ndodhi të hënën në orët e para të mëngjesit.
Klubi brazilian i futbollit ishte duke u kthyer në shtëpi nga një turne ku e fitoi vendin e parë.