Sport
Goli i Neymar nga distanca gjatë ngrohjeve e “shtangu” Mbappen, shikoni reagimin e tij
Demokracia
11:13 | 30 Janar 2023

Share:

Kylian Mbappe bëri një reagim interesant pas goditjes së Neymar nga distanca e cila përfundoi në rrjetë gjatë ngrohjeve me PSG-n para duelit me Reimsit të zhvilluar të dielën mbrëma (1:1).

Ylli brazilian, Neymar goditi nga jashtë zonës së rreptësisë me topin që u ndal në rrjetë.

Mbappe në momentin kur topi hyri në portë tundi kokën i impresionuar me golin që shënoi shoku i tij i skuadrës.

E natyrisht se ky moment nuk iu ka ikur kamerave, me pamjet të cilat janë bërë virale dhe janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.


Pas javës së 20-të, PSG vazhdon të jetë lider me 48 pikë – gjersa në xhiron e 21-të do të përballen me Montpellier./Demokracia.com/

Të ngjashme