Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kryesore të javës në La Liga mes Real Madridit dhe Real Sociedadit.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.
Los Blancos ishin më kërkues sesa skuadra baske, bazuar në statistikat e fraksionit të parë të lojës.
Sfida mes Real Madridit dhe Real Sociedadit është në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit spanjoll./Demokracia.com/