Lajme
Halimi e LDK’së: Kosova meriton qeverisje, jo propagandë
Demokracia
22:51 | 28 Janar 2023

Share:

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se LDK’ja me kundërshtimin e propozimit të tij për tatimin në pronë dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit të vjetër, po i mbron bizneset.

Halimi përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar qeverinë për propagandë.

Sipas saj, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës.

“Ideologët e përçarjes sërish në ofanzivë. Një gjë tanimë është e sigurt, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës. Qasje e rrezikshme për kohezionin shoqëror. Kosova meriton qeverisje, jo propagandë”, tha Halimi.

 

Të ngjashme