Lajme
I gjendet kokainë e marihuanë në banesë, arrestohet prishtinasi
Demokracia
09:37 | 28 Janar 2023

Share:

Gjatë ditës së djeshme një burrë është arrestuar në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhet e ditur se në banesën e tij është gjetur drogë e llojit kokainë dhe marihuanë.

“Rruga “Ganimete Terbeshi”, Prishtinë 27.01.2023 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit të banesës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 35.7 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 404.4 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 570 euro para kesh, tri peshore dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme