Lajme
Sveçla pas sulmit kundër policëve: Grupet kriminale po tentojnë ta bëjnë veriun zonë të paligjshme
Demokracia
21:30 | 27 Janar 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas tentim-vrasjes së policëve të Kosovës në Zveçan pasditen e së premtes.

Sveçla, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se qëllimi i grupeve kriminale, të mbështetura nga Serbia, synojnë ta bëjnë veriun zonë të paligjshme, shkruan Demokracia.com.

“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie”, ka deklaruar ai.

“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga kriminelët. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka deklaruar më tej Sveçla. /Demokracia.com/

Të ngjashme