Lifestyle
Ja si mund të përdorni limonin pa e prerë
Demokracia
18:56 | 19 Prill 2021

Share:

Ka shumë sekrete në kuzhinë. Disa të vogla e disa të mëdha. Disa të njohura dhe disa të panjohura. Por të gjitha janë të dobishme dhe shumica e tyre janë truke të zgjuara që lehtësojnë jetën tuaj të përditshme në kuzhinë.

Një nga këto sekrete ka të bëjë me limonin.

Të gjithëve na ndodhë që kur duam të shtojmë disa pika limoni, në ushqimet apo pijet tona ta ndajmë limonin në gjysmë, por pas disa ditësh kur duam të përdorim pjesën tjetër të limonit e shohim se është tharë.

Demokracia.com ju sjell një teknikë tejet të thjeshtë për të marrë disa pika lëng limoni pa pasur nevojë të ndani në gjysmë atë.

Shpojeni limonin me një rrëmojsë dhe shtypni limonin për të pikuar pikat. Më pas vendosni limonin në frigorifer dhe mund ta përdorni kur të doni, pa e tharë. /Demokracia.com/

Të ngjashme