Ish-mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, aktualisht trajner i Valencias, njihet për temperamentin e tij edhe gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv.
I tillë vazhdon të jetë edhe si trajner dhe këtë e vërtetoi në konferencën e fundit për media, kur një gazetar i kërkoi informacion mbi tregun e transferimeve të Valencias.
Përgjigja e Gattusos ishte shumë e ashpër.
“Është hera e katërt, e pestë që më bëni këtë pyetje. Unë do t’ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë. Unë jam duke pritur, ju jeni duke pritur, tifozët janë duke pritur. Klubi e di që kam nevojë për një mesfushor, klubi di gjithçka. Që nga dita e parë ne flasim për numrat dhe lojën e ndershme financiare. Unë jam duke pritur për një lojtar për të përmirësuar ekipin”, është shprehur Gattuso./Demokracia.com/
Gattuso perde la pazienza: “È la quarta volta che mi chiedete del mercato” 😠💥 pic.twitter.com/r9bZakmDVJ
— GOAL Italia (@GoalItalia) January 25, 2023