Lajme
Pacolli kërkon nga Qeveria e Kosovës ta shpallë non-grata personin që dogji Kuranin në Suedi
Demokracia
20:38 | 25 Janar 2023

Share:

Shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shpallë non grata  Rasmus Paludan, personin që dogji Kuranin përpara ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.

Pacolli një kërkesë e ka parashtruar në ‘Facebook’, teksa ka thënë se veprimi i tij është sulm ndaj myslimanëve anembanë botës, shkruan Demokracia.com.

“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë”, ka deklaruar ai.

“Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, përfundon Pacolli. /Demokracia.com/

Të ngjashme